Nën pemën e Ronaldos ka një dhuratë nga një tjetër ekip – zbulohen detajet

by admin
Spread the love

Nga Sporting te… Sporting. Mamaja e Cristiano Ronaldos nuk e ka fshehur dëshirën të shohë djalin e saj të luajë në klubin ku ai filloi gjithçka si futbollist profesionist.

Një rikthim në Portugali për të cilin është folur aq shumë në mediat luzitaniane dhe që mund të ndodhë në të ardhmen.

Në foton e fundit postuar në Instagram, sulmuesi i Manchester United shihet pranë Georgina-n dhe fëmijëve, të gjithë me pizhame të kuqe, ku janë nëna dhe motra e Ronaldos.

Dolores është padyshim ajo që vendosi dhuratën nën pemën e Krishtlindjes, një çantë me tre shkronja, SCP. Këto janë inicialet e Sporting Club de Portugal, skuadra ku lojtari hodhi hapat e parë dhe shpërtheu në futbollin profesionist.

You may also like