Në Vjenë diskutohet për normalizimin e raporteve Kosovë – Serbi, pjesëmarrës edhe Lajçak

by admin
Spread the love

I dërguar i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka marrë pjesë në një diskutim mes panelistësh që është mbajtur në Vjenë.

Aty u diskutua edhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak tha se pas normalizimit do të bëhet zgjerimi i BE-së kah rajoni i Ballkanit Perëndimor.

“Shkëmbim i mirë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, hapat e ardhshëm dhe rolin e zgjerimit të Bashkimit Evropian sonte në Vjenë. Falënderoj për organizimin dhe bashkë-panelistët e mi Wolfgang Petritsch dhe Stephanie Fenkart për diskutimin”, ka shkruar Lajçak.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like