Në vendkalimin kufitar Tabanocë pritet 40 minuta

by admin
Spread the love

Në vendkalimin kufitar Tabanocë ka rritje të frekuencës së automjeteve ashtu që për hyrje dhe dalje nga shteti, koha e pritjes është rreth 40 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM-i.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

MARKETING




You may also like