Në tetor janë dhënë 325 leje për ndërtim, janë paraparë 790 banesa

by admin
Spread the love

Në tetor të këtij viti janë dhënë 325 leje për ndërtim, që është 12.9 për qind më pak në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikës.

Vlera e paraparë e objekteve arrin 7 539 575 000 denarë dhe është për 47.7 për qind më pak në raport me të njejtin muaj nga viti paraprak. Ashtu siç sqaron ESHS , vlera e zvogëluar është për shkak të miratimit të lëshuar për ndërtimin e linjës hekurudhore Belakoc – Kriva Pallankë në tetor të vitit paraprak.

Më së shumti leje në tetor të këtij viti janë dhënë në rajonin e Shkupit, 76, e Pollogut, 75, pastaj në rajonin e Vardarit, 37, rajonin Juglindor, 34, rajonin e Pellagonisë, 30, … Më pak leje ndërtimi ka pasur edhe në tetor në rajonin verilindor, ku janë lëshuar 13.

Nga numri i përgjithshëm i dhënieve të lejeve për ndërtim, 187 janë të destinuara për ndërtesa të larta, 80 (24.6 për qind) për ndërtesa të ulëta dhe 58 (17.8 për qind) për ndërtesa rikonstruim.

Në 175 (53,9 për qind) nga objektet investitorë janë persona fizikë dhe në 150 (46,1 për qind)
janë subjekte afariste.

Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 790 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme të shfrytëzueshme prej 71,091 metra katrorë.

Në rajonin e Shkupit do të ndërtohen 323 banesa të reja, prej të cilave 194 në Komunën e Gazi Babës, 53 në Qendër, 51 në Petrovec. Në rajonin e Vardarit, nga ana tjetër, do të ndërtohen 209 banesa të reja, prej të cilave 206 janë në Komunën e Kavadarit. Në rajonin e Pollogut do të ketë edhe 100 banesa të reja, gjysma e të cilave do të jetë në Gostivar.

MARKETING



You may also like