“Në shtëpinë time, femrat nuk flasin kështu…”, pezullohet futbollisti i klubit francez

by admin
Spread the love

Klubi francez i Toulouse ka pezulluar futbollistin Zakaria Abukhlal me afat të pacaktuar.

Shkak është bërë një shkëmbim batutash mes futbollistit dhe përgjegjëses për Sportin në klubin e Toulouse, e cila gjatë festimeve për suksesin në Kupën e Francës, u kërkoi lojtarëve të mbajnë qetësi,.

“Në shtëpinë time, gratë nuk mund t’u flasin burrave kështu si ti”, i tha futbollisti zyrtares, teksa pikërisht për këtë frazë, do të duhet të stërvitet i vetëm, deri në momentin që do të pendohet dhe të kërkojë ndjesë publike.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi francez, që befasoi këtë sezon duke fituar Kupën e Francës, teksa në deklaratë tha se nuk do të tolerojë sjellje të tilla ndaj femrave.

Vetëm dy ditë më parë, disa nga futbollistët e Toulouse u bënë protagonistë, pasi i thanë trajnerit të mos i llogarisë për ndeshjen e fundjavës, kur të gjithë klubet duhet të luajnë me fanellat me ngjyrë ylberi, në formë solidarizimi me komunitetin LGBTQI.


Top Channel

You may also like