Në pritje të Di Marias, Juventusi arrin marrëveshjen me Filip Kostic

by admin
Spread the love

Sipas mediave italiane, për transferimin e Angel Di Maria në radhët e Juventusit janë ditë deçizive. Sulmuesi argjentinas ka në tavolinën e tij tre oferta, nga Barcelona, Benfica dhe nga “Zonja e Vjetër”, ndërsa Di Maria po merr kohën e nevojshme për të kthyer një përgjigje.

Juventusi ka rritur ofertën e tij për sulmuesin argjentinas ku tashmë i ka ofruar një kontratë dy vjeçare për rreth 7.5 milionë euro në sezon. Megjithatë, në kontratë qëndron mundësia që Di Maria pas një sezoni të ketë mundësinë të zgjedhë sërish të ardhmen e tij, pasi dëshiron që të rikthehet në Argjentinë.

Megjithatë, në pritje të përgjigjes së tij, Juventusi ka arritur një marrëveshje totale me Filip Kostic. Ata kanë rënë dakord për një kontratë tre vjeçare ku serbi do të përfitonte rreth 2.5 milionë euro në sezon. Nga ana tjetër duhet të gjehet gjuha e përbashkët me Eintracht Frankfurt që kërkon 17 milionë, ndërsa Juventusi ofron vetëm 12.5. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like