Në një banesë të kësaj godine në Cyrih mund të banoni për 5 500 euro në muaj

by admin
Spread the love

Nëse doni të jetoni këtu, ju duhet një portofol i trashë: Cyrihu ka qenë gjithmonë një vend i shtrenjtë. Por ecuria aktuale e apartamenteve luksoze po merr përmasa të reja

Në zemër të qarkut 4 në Cyrih, një ish ndërtesë zyre aktualisht është duke u rinovuar plotësisht. 18 apartamente të reja me qira do të ndërtohen në një lokacion të lartë. Projekti rezidencial i quajtur Platz 4, dëshiron të tërheqë “beqarët ose çiftet”, siç shkruan në faqen e internetit kompania Egolf Immobilien. Atë që nuk e shkruan ajo: Nëse doni të aplikoni për një apartament këtu, ju duhet një portofol i trashë!

Apartamenti me mazonetë me 2.5 dhoma kushton 5 400 franga duke përfshirë kostot shtesë. Kështu shkruan “Tages-Anzeiger”, transmeton portali Shtegu. Ka nje siperfaqe prej 88 m2 dhe ka nje shkalle spirale deri ne papafingo. Apartamenti i dytë me mazonetë ka 3.5 dhoma dhe kushton 5 700 franga – duke përfshirë edhe kostot shtesë.

Një apartament për çmimin e një rroge mujore – shumë zviceranë e tundin kokën me mosbesim. Kjo është e shtrenjtë për tregun e banesave të Cyrihut, por jo e pazakontë. Dhe klientela për apartamente të tilla vitet e fundit është rritur ndjeshëm në qytet.

Një arsye për këtë është rritja e numrit të emigrantëve që jetojnë në Cyrih. Sipas “Tages-Anzeiger”, asnjë grup tjetër popullsie në Cyrih nuk po rritet aq shpejt sa ata. Mërgimtarët janë njerëz me të ardhura të larta nga jashtë. Ata vijnë në Cyrih për të punuar për kompanitë e teknologjisë si Google ose Facebook. Që nga viti 2010, numri i të huajve është rritur nga rreth 50 000 në pothuajse 64 000. Pothuajse çdo person i shtatë në qytet i përket aktualisht këtij grupi.

Sipas konsulencës së pasurive të paluajtshme Wüest Partner, qiratë për apartamente në segmentin e lartë të çmimeve në Cyrih janë rritur ndjeshëm më shumë se mesatarja në vitet e fundit. Një analizë e ëüest Partner tregon se në qarkun 4 në vitin 2015, gjysma e apartamenteve prej 75 metrash katrorë të reklamuar ishin më pak se 2 320 franga, ndërsa gjysma tjetër ishte më e shtrenjtë. Në fund të vitit 2021, një apartament kushtonte mesatarisht 2 430 franga. Kjo korrespondon me gati 5 për qind më shumë. Për 10 për qind të apartamenteve më të shtrenjta, rritja ishte edhe më e ndjeshme me 25 për qind. Këtu qiraja u rrit nga të paktën 3 610 në 4 500 franga.

You may also like