Në Hong Kong, shtohen milionat, por pakësohen milionerët

by admin
Spread the love

Në 7.6 milionë banorë, një në 13 njerëz është multimilioner

Numri i multimilionerëve në Hong Kong është ulur me 15 për qind në vitin 2021 krahasuar me një vit më parë, raporton AA.

Në vitin 2020 kishte 515,000 prej tyre me asete neto prej më shumë se 10 milion dollarë.

Vitin e kaluar, ky numër u ul në 434,000. Në një qytet me rreth 7.6 milionë banorë, çdo 13 njerëz është një multimilioner.

Josephine Lee, drejtuese e bankingut komercial në Citibank Hong Kong, tha se ndërsa numri i multimilionerëve rritej dhe zvogëlohej, asetet e multimilionerëve po rriten vazhdimisht.

Në Hong Kong, që është një nga qendrat tregtare më të rëndësishme në Azi dhe në botë, të ardhurat për frymë arritën në rreth 49 mijë dollarë në vitin 2021.

You may also like