Në faqen e MPB-së mund të kontrolloni nëse janë gati edhe letërnjoftimet dhe lejet e vozitjes

by admin
Spread the love

Një nga masat që po ndërmerren tani është që banorëve të Shkupit t’u mundësohet që në vend që të shkojnë disa herë në stacion policor, të kontrollojnë statusin e letërnjoftimit dhe patentë shoferit përmes ueb-faqes së MPB-së, tha Toshkovski pas vizitës së sotme në MPB-në e Kumanovës.
“Tani jemi duke punuar për këtë zgjidhje. Por ne kemi vetëm një skaner nga i cili nxjerrim të dhënat dhe kjo masë do të zbatohet vetëm për Shkupin. Janë të gjitha kapacitetet, por hap pas hapi do ta normalizojmë procesin e nxjerrjes së dokumenteve personale”, tha Toshkovski.

Toshkovski sot ka inspektuar pilot projektin dhe mënyrën e re të funksionimit të nxjerrjes së dokumenteve personale sipas sistemit “emi numer”, sistem që funksionon në banka por edhe në disa institucione të tjera shtetërore.

MARKETING



You may also like