Në Angli “plasin bombën”, PSG kërkon për stolin Jose Mourinhon

by admin
Spread the love

Jose Mourinho i shtohet listës së kandidatëve për të marrë drejtimin e PSG në sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e klubit francez janë vënë në lëvizje për të gjetur një zëvendësues të trajnerit Mauricio Pochettino dhe midis tyre sipas mediave angleze ka dalë edhe emri i “The Special One”.

The Telegraph dhe TalkSport ka konfirmuar se te PSG po mendojnë që të afrojnë Mourinho në vend të Pochettinos edhe pse nuk është kandidati kryesor. Prej kohësh ëndrra e madhe është Zinedine Zidane, ndërsa në listë është gjithashtu tekniku i River Plate, Gallardo.

Megjithatë, sipas deklaratave të Mourinhos, tekniku portugez nuk ka asnjë qëllim që të largohet nga Roma. Këtë gjë ai e konfirmoi menjëherë pas finales së Conference League në Tiranë ku i shprehu besnikërinë e tij Romës për ta çuar deri në fund projektin e nisur. /oversport.tv

You may also like