Ndryshime në stolin e skuadrës baske, Julio Velazquez merr drejtimin e Alaves

by admin
Spread the love

4 humbjet radhazi në kampionat, që zbritën Alaves në vendin e fundit në renditjen e LaLigas, i kushtuan vendin e punës teknikut José Luis Mendilibar, që u shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta këtë të hënë.

Klubi bask nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur menjëherë atë që do të drejtojë skuadrën për pjesën e mbetur të sezonit.

Do të jetë Julio Velazquez trajneri i ri i Deportivo Alavés. Trajneri ka drejtuar më parë edhe Udinesen në Serie A, disa skuadra në Portugali si dhe Villarreal, Real Murcia apo Real Betis në Spanjë. /Oversport.tv

Foto: Deportivo Alavés Twitter

You may also like