Ndëshkoi Interin, agjenti i mbrojtësit: Largohet vetëm për zikaltërit, ose për Premier League

by admin
Spread the love

Inter “ngeci” në transfertë ndaj Genoas teksa barazoi me shifrat 1-1. Golit të Arnautovic iu kundërpërgjigj Radu Dragusin që mposhti portierin Sommer falë një goditje të saktë me kokë.

Mbrojtësi rumun është shndërruar në një titullar të Genoas, ndërsa për 21-vjeçarin kanë nisur të shfaqen edhe ofertat e para.

Agjenti i Dragusin, shpjegon se eksperieaca e tij te Juventus me emra si Ronaldo dhe Chiellini e rritën shumë ndërsa shton se nëse largohet nga Genoa, atëherë do ta bënte këtë vetëm për Interin, Milanin ose klubet kryesore të Premier League.

“Juventus ishte shumë i rëndësishëm në rritjen e tij, stërvitej përkrah kampionëve si Chiellini dhe Ronaldo. Unë kam besuar gjithnjë te ai, edhe pse në Rumani nuk më besonin. Tani të gjithë heshtin. Tani për momentin ai nuk kërkon të largohet nga Genoa, sigurisht kjo ndryshon nëse vjen një ofertë nga ndonjë klub i rëndësishëm.

Në jetë ka disa “trena” që të vijnë një herë në jetë, e kam fjalë për ndonjë prej pesë apo gjashtë klubeve kryesore në Premier League apo për Interin dhe Milanin në Itali”, përfundoi Manea, agjenti i Dragusin./ Super Sport


Top Channel

You may also like