Ndërmarrja “Higjiena Komunale” po bën çmos që të rikunstruohet, të ulë shpenzimet dhe të rrit produktivitetin” – Shqip

by admin
Spread the love

Drejtoresha e Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale”, Kozana Mazneva dhe kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska kanë dalë sot para publikut për të folur për protestën e punëtorëve në këtë ndërmarrje.

Mazneva nuk tërhiqet mbrapa, thotë se do të vazhdojë me rikonstruimin e ndërmarrjes, uljen e shpenzimeve dhe rritjen e produktivitetit.

“Kishte vetëm një qëllim – të dëmtojë kredibilitetin tim personal, dëmtimin e kredibilitetit të ndërmarrjes dhe dëmtimin e kredibilitetit personal dhe profesional të kryetares Arsovska, dhe çfarë është më e rëndësishmja – mbrojtja e strukturave mafioze në ndërmarrjen tonë. As unë dhe as kryetarja nuk do të lejojmë të vazhdojë vetëkënaqësia e disa personave në ndërmarrje të cilët nuk kanë qëllim tjetër, pos grumbullimit të pikëve politike. Ndërmarrja “Higjiena Komunale” po bën çmos që të rikunstruohet, të ulë shpenzimet dhe të rrit produktivitetin”, tha Mazneva.

You may also like