“Nder të përballemi me Liverpoolin! Anfield? Kemi fituar në atë stadium”

by admin
Spread the love

Atalanta do të përballet me Liverpoolin në dy takimet çerekfinale të Europa League, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet në Anfield (11 prill). Sfida e kthimit do të luhet pas një jave në Gewiss Stadium.

Nëse skuadra ku luan edhe Berat Gjimshiti arrin të eliminojë The Reds, në gjysmëfinale do të gjejë fituesin e Benfica-Marseille. CEO i Atalantës, Luca Percassi foli pas shortit, ku ndër të tjera tha:

Nuk kishim fat në short, por në të njëjtën kohë kemi kënaqësinë të përballemi me më të fortët. Për Bergamon do të jetë diçka e jashtëzakonshme të presë Liverpoolin, një nga klubet më të mëdha në botë.

Tifozët do të dhurojnë spektakël, ndjesi që na e hoqi Covidi në përballjet e Championsit në 2020. Mos të harrojmë që ne kemi fituar në Anfield.

Qyteti ynë njihet për aftësinë për të ndërtuar. Pas kësaj Atalante fshihet shumë punë, brenda dhe jashtë fushës.

Është e mrekullueshme për në të luajmë kundër Liverpoolit, është diçka që e kemi ëndërruar gjithmonë. Shpresoj që netë të tilla t’i përjetojmë për vite me radhë”, theksoi kreu i klubit zikaltër.

Në nëntorin e vitit 2020, Liverpooli dhe Atalanta u ndeshën mes tyre në grupet e Champions League. Në Anfield fitoi 0-2 ekipi i Gasperinit, ndërkohë që në Bergamo ishte regjistruar një “manita” 0-5 e The Reds./ Super Sport


Top Channel

You may also like