Ndalohet një 35-vjeçar nga Shkupi, transportonte në mënyrë ilegale imigrantë

by admin
Spread the love

Me datë 07.08.2023 në ora 15:55 në magjistralen Kumanovë – Vendkalimi Kufitar “Tabanoc”, përballë fshatit Tabanoc, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Vëzhgim Kufitar Sopot kanë ndaluar B.C.(35) nga Shkupi.
Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen Passat” me targa të Shkupit janë gjetur 10 imigrantë nga Siria, mes të cilëve tre të mitur.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa mërgimtarët janë vendosur në qendrën pranuese-transitore në Tabanoc. B.C. është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.

MARKETING




You may also like