Ndalimi i qeseve plastike, flet kryeministri Rama: Në 1 korrik nisin gjobat

by admin
Spread the love

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka bërë të ditur me anë të një shënimi në rrjetin e tij në “Facebook”, se duke filluar nda data 1 Korrik, do të nisë aplikimi i gjobave për qeset plastike.

Qeset plastike janë ndaluar të përdoren nga subjektet tregtare në vend, që prej 1 Qershorit.

Sakaq, kreu i qeverisë ka shprehur kënaqësinë që qeset plastike, po zëvendësohen me ato të letrës, ndërsa qytetarët, thotë ai, po përdorin trasta për pazar.

Reagimi i Ramës:

“Kënaqësia e qeseve prej letre në pazaret e ditës
Sa mirë të shohësh që përditë e më shumë tregtarë po zëvendësojnë qeset e dëmshme plastike, me qeset e shëndetshme të letrës, ndërsa shumë blerës po marrin trasta për pazar👜👝
Kështu mbrojmë Shqipërinë e fëmijëve tanë nga dëmi i frikshëm i qeseve plastike mbi mjedisin dhe shëndetin
Në 1 korrik nis aktivizimi i gjobave!”, shkruan kryeministri Rama.

You may also like