NBA/ Ndalet seria e fitoreve të LA Clippers, Cavaliers triumfojnë me 10 pikë diferencë

by admin
Spread the love

Cleveland Cavaliers është kujdesur për të ndalur serinë prej pesë fitoreve radhazi të Los Angeles Clippers.

Në ndeshjen e zhvilluar në Rocket Mortgage FieldHouse në prani të 19 mijë tifozëve, Cavs kanë triumfuar me 10 pikë diferencë 118:108.
Donovan Mitchell ishte fantastik në këtë duel me 28 pikë të shënuara, duke qenë shënuesi më i mirë te vendasit, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe qendra Jarrent Allen që shtoi 20 pikë e 17 kërcime.

Me dyshifrore e mbyllën ndeshjen edhe Okor me 17 pikë, Strus me 14, LeVert 13, si dhe dyshja Mobey e Niang që shtuan nga 10. Kawhi Leonard me 30 pikë ishte më efikasi te skuadra mike, por kjo paraqitje e mirë e tij nuk mjaftoi për ta shmangur humbjen.

Serinë e fitoreve e ka vazhduar edhe New York Kncisk, që ka marrë fitoren e shtatë radhazi pas triumfit 92:113 në udhëtim te Charlotte Hornets.

Ylli i madh i Knicks, Jalen Brunson ishte më meritori për këtë fitore me 32 pikë e shtatë asistime./ h.ll/abcnews.al

You may also like