NATO armatoset fuqishëm/ Plani i ri i ashpër kundër Putinit

by admin
Spread the love

Nga Rene Garzke, BILD

Samiti i madh special i NATO-s në Bruksel! Sinjali më i rëndësishëm: Ne ngrihemi për njëri-tjetrin dhe – nëse është në dyshim- mbrojmë territorin e Aleancës.

Sepse ish-republikat sovjetike në Lindje kanë frikë se mund të jenë shënjestrat e radhës të tiranit të Kremlinit, Vladimir Putin. Diktatori rus nuk duhet ta shohë si dobësi faktin që NATO nuk po ndërhyn në luftën e Ukrainës me ushtarët e vet dhe si rrjedhim si një ftesë për të sulmuar vendet e Aleancës.

Dyfishimi i ushtarëve të NATO-s në krahun lindor synon të sjellë qartë dhe në mënyrë të ashpër këtë mesazh.

40 mijë trupa të reja do të dërgohen në Rumani, Bullgari, Hungari dhe Sllovaki. 40 mijë ushtarë të tjerë janë vendosur që tani në Poloni dhe në shtetet baltike të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë.

Përveç kësaj, për herë të parë në histori, tre nëndetëse bërthamore franceze janë në det në të njëjtën kohë, raporton Telegramme. Normalisht vetëm një prej tyre është në patrullim të vazhdueshëm në Atlantik.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se Aleanca ka aktivizuar mbrojtjen kundër sulmeve të mundshme ruse me armë kimike, biologjike apo edhe bërthamore. Kjo ndodh për herë të parë!

“Përdorimi i armëve kimike do të ishte një shkelje serioze e ligjit ndërkombëtar dhe do të kishte pasoja të rënda,” tha Stoltenberg. Ai shprehu shqetësimin se Rusia po akuzon Ukrainën për përdorimin e armëve kimike ose biologjike.

“Ne kemi parë në të kaluarën se kjo mënyrë e fajësimit të të tjerëve është në fakt një justifikim për të bërë të njëjtën gjë vetë,” tha Stoltenberg.

“Ekziston gjithashtu rreziku se njerëzit në vendet e NATO-s mund të preken, për shembull përmes infeksionit apo përhapjes së substancave kimike,” paralajmëroi shefi i Aleancës. Nëse në Ukrainë do të përdoren bomba kimike, retë helmuese do të arrinin edhe në territorin e NATO-s.

Pyetja që ngrihet: A do të konsiderohej ky një sulm ndaj NATO-s?

Në deklaratën përfundimtare të samitit, krerët e shteteve e bënë të qartë: “Çdo përdorim i armëve kimike apo biologjike nga Rusia do të ishte i papranueshëm dhe do të kishte pasoja të rënda”.

Stoltenberg njoftoi se Ukraina gjithashtu duhet të jetë e pajisur për t’u mbrojtur kundër armëve të shkatërimit në masë. Kjo përfshin materiale për zbulimin e sulmeve të tilla, por edhe trajnime për dekontaminimin dhe menaxhimin e krizave.

Ndërkohë qeveria amerikane po kërkon ekspertë të sigurisë që të shqyrtojnë skenarët se si NATO mund të reagojë ndaj përshkallëzimeve të mëtejshme ruse. I ashtuquajturi ‘Ekipi i Tigrave’ po shqyrton opsionet në rast se Putini përparon në territorin e NATO-s për të sulmuar autokolonat me armë dhe furnizime ndihme për Ukrainën.

Rruga Press

You may also like