Natasha Goxhoska dhe Artan Ajro u zgjodhën prokurorë në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup

by admin
Spread the love

Artan Ajro dhe Natasha Goxhoska sot u zgjodhën prokurorë publikë në Prokurorinë e Lartë Publike në Shkup.

Këshilli i Prokurorëve Publikë në mbledhjen e sotme, të 82-të votoi për të gjithë kandidatët e paraqitur, ndërsa shumicën e nevojshme nuk e fituan kandidatët Zoran Markovski, Spasenka Andonova, Vladimir Millosheski, Natasha Saramandova, Jovan Serafimovski, Lubomir Lape, Zllatko Bikovski, Rasim Deca, Darko Jakimovski dhe Lençe Ristovska.
Më parë, këshilli i zgjodhi Natalia Tasevskën dhe Elvin Veliun prokurorë publikë në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në seancën e sotme do të zgjidhen prokurorë edhe në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – PTHP NKOK, Prokurorinë Themelore Publike në Gostivar, Prokurorinë Themelore Publike në Kavadar dhe Prokurorinë Themelore Publike në Shkup.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like