Naser Al Khelaifi rreth Superligës: Ata po tregojnë se nuk e kuptojnë futbollin

by admin
Spread the love

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, kritikon sërish Juventusin, Barcelonën dhe Real Madridin. Këto të fundit janë akoma të bashkuar për të krijuar edicionin e Superligës. Al Khelaifi foli në një mbledhje të UEFA-s duke dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë për tre klubet themeluese.

“Këto njerëz po përpiqen të rishkruajnë historinë dhe të përçajnë futbollin. Të jem  sinqertë, ndihem i trishtuar për ata sepse po tregojnë se nuk e kuptojnë futbollin dhe ekosistemin e tij.”

“Po flitej për Rafael Nadalin dhe Roger Federer që ishin pro për këtë projekt. Ata kurrë nuk kanë kërkuar një ligë të mbyllur mes ekipeve më të mira. Nadal dhe Federer janë dy sportistët më të mirë në botën e tenisit. Ju lutem, mos i përdorni emrat e tyre të mëdhenj për të justifikuar dështimet tuaja.” – tha presidenti i PSG-së, Al Khelaifi. /oversport.tv Foto: psg.fr

 

 

You may also like