NASA: Për herë të parë njerëzimi ndryshoi orbitën e një trupi planetar

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 12 tetor /ATSH-DPA/- Agjencia hapsinore NASA ka konfirmuar se ata kanë ndryshuar me sukses orbitën e një asteroidi.

Kjo është hera e parë që një objekti qiellor i ndryshohet lëvizja nga njerëzit.

Sipas NASA-s, ”The Double Asteroid Redirection Test” ishte misioni i parë në përpjekje për të lëvizur një objekt të rrezikshëm.

Gjithsesi, agjencia shtoi se misioni është një testim dhe se asnjë asteroid nuk po e kërcënon Tokën.

Shkencëtarja Lori Glaze shtoi se ”për herë të parë njerëzimi ka mundur të ndryshojë orbitën e një trupi planetar”.

”Ky mision tregon se NASA është gati të përballojë gjithçka që vjen nga universi”, deklaroi administratori i NASA-s, Bill Nelson.

NASA krijoj zyrën e koordinimit të mbrojtjes planetare në vitin 2016 për të mundësuar zbulimin e hershëm të objekteve të mëdha hapësinore që mund të kërcënojnë Tokën.

Astronomët nuk kanë deklaruar për prezencë të këtyre trupave hapësinorë, por një asteroid i cili besohet të ketë rënë në Tokë, 66 milion vjet më parë në Meksikë, dyshohet të ketë ketë çuar në zhdukjen e dinozaurëve./  /as/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like