Napolit nuk i mjafton goli i Rrahmanit, eliminohet nga Championsi

by admin
Spread the love

Kampioni i Italisë, Napoli është eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Të martën mbrëma në Spanjë, Napoli u mposht nga Barcelona në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales me rezultatin 3:1. Me këtë fitore, Barcelona avancoi në çerekfinale të Championsit me rezultatin e përgjithshëm 4:2, pasi në ndeshjen e parë në Itali para tri javësh barazoi 1:1.

Tri gola u shënuan në pjesën e parë dhe një tjetër në pjesën e dytë për ta konfirmuar fitoren e Barcelonës ndaj Napolit në fazën e 1/8 së finales. Brenda dy minutave, Barcelona shënoi dy gola për të kaluar në avantazh prej dy golave.

Fermin Lopez shënoi për 1:0 në minutën e 15-të, ndërsa në minutën e 17-të epërsinë e dyfishoi Joao Cancelo (2:0).

Napoli u kundërpërgjigj në minutën e 30-të me golin e Amir Rrahmanit, i cili realizoi golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve. Kapiteni i Kosovës ishte i pazëvendësueshëm te Napoli, që në minutën e 83-të pranoi edhe golin e tretë.

Sulmuesi Robert Lewandowski shënoi për rezultatin 3:1 për ta konfirmuar avancimin e Barcelonës në çerekfinale në njërën anë dhe në tjetrën eliminimin e Napolit.

You may also like