NAIROBI – Baerbock diskuton konfliktin në Sudan gjatë vizitës në Afrikën Lindore

by admin
Spread the love

NAIROBI, 25 janar /ATSH-DPA/ – Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock zhvilloi sot një takim me presidentin kenian, William Ruto në Kenia, në Afrikën Lindore për të diskutuar konfliktin në Sudan.

Presidenti Ruto priti diplomaten e lartë gjermane në një nga rezidencat e vendit të tij, Lozha Sagana, që ndodhet rreth 170 kilometra në veri të kryeqytetit Nairobi pranë malit Kenia, mali më i lartë në vend me mbi 5000 metra lartësi.

Takimi mes dy liderëve u fokusua kryesisht në luftën e përgjakshme për pushtet në Sudan dhe pasojat e saj për rajonin.

Në fillim të udhëtimit të saj, Baerbock bëri thirrje për rritjen e përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje të negociuar në Sudan.

Kreu de fakto i Sudanit, Abdel Fattah al-Burhan dhe ish-zëvendësi i tij dhe udhëheqësi i milicisë sudaneze të Forcave Mbështetëse të Shpejtë (RSF), Mohamed Hamdan Daglo kanë luftuar për pushtet që nga prilli i vitit 2023.

Sipas OKB-së, pothuajse 7,5 milionë njerëz janë larguar që nga fillimi i konfliktit.

“Shtetet në rajon, si dhe organizata rajonale, Autoriteti Ndërqeveritar për Zhvillim (IGAD) dhe Bashkimi Afrikan luajnë një rol qendror në përpjekjet e ndërmjetësimit ndërkombëtar”, tha Baerbock.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like