“Na dhurove një kënaqësi të jashtëzakonshme”, Nadal reagon dhe uron Alcaraz: Shijo momentin kampion

by admin
Spread the love

Në një beteje të vërtetë nervash dhe taktike, pas një ndeshje që zgjati për plot 4 orë e 43 minuta Carlos Alcaraz ia doli të mposhtë Novak Djokovic në finalen e Wimbledon duke siguruar Grand Slam-in e tij të dytë në karrierë kur është vetëm 20-vjeç (lojtari më i ri në histori që arrin dy tituj madhorë në këtë moshë).

Numri një i botës fitoi 3-2 me sete duke e detyruar serbin të dorëzonte fronin e turneut londinez me “Nolen” që në “Centre Court” nuk mposhtej nga viti 2013. Pas triumfit, urime të shumta erdhën për Alcaraz, por një i tillë u dallua mbi të tjerët.

Fjala është për urimin e Rafael Nadal, idhullit të Alcaraz. Nadal, që ende është jashtë fushave për shkak dëmtimi, nëpërmjet një mesazhi në Twitter theksoi se Alcaraz i dhuroi një kënaqësi të jashtëzakonshme dhe e ftoi 20-vjeçarin që të shijoj momentin.

“Urime Carlos, na ke dhuruar një kënaqësi të jashtëzakonshme dhe jam i sigurt se pionieri i tenisit spanjoll, Manolo Santana gjithashtu ka festuar atje ku është këtë Wimbledon që tashmë edhe ti e ke fituar dhe e ke pjesë të karrierës tënde.

Të dërgoj një përqafim të fortë dhe shijoje momentin, Kampion”, shkruan Rafa. Kujtojmë se Alcaraz bëhet vetëm tenisti i tretë që e fiton Wimbledon pas Manolo Santanas në vitin e largët 1965 dhe Rafael Nadal që e ka fituar dy herë në vitet 2008 dhe 2010./ Super Sport


Top Channel

You may also like