MYNIH – Von der Leyen në favor të emërimit të komisionerit për Mbrojtjen

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 17 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u shpreh sot në favor të emërimit të një komisioneri të Mbrojtjes të BE-së, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, një takim i profilit të lartë të liderëve botërorë i fokusuar në situatën e sigurisë globale.

Nëse Von der Leyen do të qëndronte presidente e krahut ekzekutiv të BE-së, ajo do të emëronte një komisioner për mbrojtjen.

Konsiderohet e sigurt se von der Leyen do të kërkojë një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian. Megjithatë, 65-vjeçarja nuk i ka deklaruar publikisht qëllimet e saj.

Një njoftim pritet të hënën nga komiteti ekzekutiv i Kristian Demokratëve (CDU) të von der Leyen, partia kryesore opozitare e Gjermanisë.

Që von der Leyen të kandidojë sërish, partia e saj duhet ta propozojë atë si kandidate të Partisë Popullore Evropiane (EPP), fraksioni i saj në Parlamentin Evropian.

E mërkura është afati deri në të cilin kandidatët e PPE mund të nominohen për postin e presidentit të Komisionit Evropian.

Von der Leyen, e cila ka shërbyer më parë si ministre gjermane e Mbrojtjes, ka qenë presidente e Komisionit Evropian që nga viti 2019, dhe mandatin e saj përfundon më 31 tetor.

Në kuadër të situatës së ndryshuar të sigurisë në Evropë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt 2022, përfaqësues nga disa parti gjermane, përfshirë CDU-në, janë shprehur në favor të emërimit të një komisioneri për Mbrojtjen në nivel të BE-së.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like