Muriqi nuk gabon, ndez shpresat e Kosovës për barazim

by admin
Spread the love

Kosova luan sonte, ndaj Bjellorusisë, shansin e fundit për të mbetur në lojë për vendin e dytë në Grupin I kualifikues të Euro 2024.

Trajneri Alain Giresse ka qenë i detyruar të bëjë një ndryshim në formacion për sfidën e Budapestitit.

Në pozicionin e sulmuesit të djathtë, për shkak të problemeve fizike të Milot Rashicës dhe Edon Zhegrovës, francezi i ka dhënë një fanellë titullari Rruudhanit.

Grupi I

BJELLORUSI-KOSOVË 2-1 (Mozorov 72′, Ebong 74′ / Muriqi (pen) 87′)

Kronika e ndeshjes:

87′ Goooool! Penallti për Kosovën. E fiton Vedat Muriqi, i cili merr përsipër ekzekutimin. Duke rihapur ndeshjen.

 75′ Bjellorusia realizon edhe golin e dytë. Ekzekutim i bukur i Maks Ebong, i cili dërgoi topin në trekëndësh.

 73′ Bjellorusia në avantazh. Gafë e pafalshme e Hekuran Kryeziut, shënon Vladislav Morozov.

 55′ Zbritje e shpejtë e Kosovës. Goditje e bukur e Florent Muslijës, fantastik portieri bjellorus.

 53′ Ermal Krasniqi vepron bukur në krahun e majtë, topi shkon te Bersant Celina, topi ngjitur me shtyllën pingule.

 52′ Goditje dënimi për Kosovën, gjuan Florent Muslija, grushton portieri bjellorus.

 49′ Provon Ermal Krasniqi, topi mbi traun e portës bjelloruse.

 46′ Kosova e fillon pjesën e dytë me një zëvendësim. Ibrahim Dresevic jashtë, futet në lojë Edon Zhegrova.

 42′ Zbritje e rrezikshme e bjellorusëve. Fantastike ndërhyrja e Amir Rrahmanit, i cili pengon avancimin e dy lojtarëve kundërshtarë.

 40′ Aksion me shumë pasime i Kosovës, tenton Bersant Celina nga larg. Grushton portieri bjellorus në këndore.

 27′ Kosova pretendon për penallti. Vedat Muriqi rrëzohet në zonë, vijon lojën kryesori austriak.

 25′ Dëmtohet Leart Paqarada, i cili kërkon ndërrim. Giresse e zëvendëson me Ermal Krasniqin. I cili debuton me Kosovën. Trajneri francez tërheq Donat Rrudhanin në krahun e majtë të mbrojtjes.

 6′ Aksion i bukur i Kosovës, Vedat Muriqi pason për Donat Rrudhanin, gjuajtja e të cilit përfundon jashtë.

 1′ Aksion i rrezikshëm i skuadrës bjelloruse, tenton Ebong, pret në dy kohë portieri Arijanet Muric.


Top Channel

You may also like