Murati: Sanksionet duhet drejtuar kah Serbia, duam rezultat të kënaqshëm për shtrirjen e sovranitetit

by admin
Spread the love

Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka adresuar rrezikun potencial të sanksioneve nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas situatës së tensionuar në veri.

Ai tha që do të jenë në kërkim të një rezultati të kënaqshëm lidhur me synimet e Kosovës që ta shtrijë sovranitetin në gjithë vendin.

“Nuk jam në dijeni për ndonjë listë të tillë as për kredibilitet në lista të tilla prandaj edhe nuk mund të përgjigjem në lidhje me këtë çështjen mirëpo çfarë është me rëndësi të theksohet është që pika ku pajtohemi dhe duhet të pajtohemi të gjithë është që legaliteti, ligjshmëria të mbizotërojë në gjithë vendin, demokracia, vlerat demokratike, parimet e përgjithshme të së drejtave të njeriut duhet të mbizotërojnë në gjithë vendin dhe këtu pra kemi pajtueshmëri”, ka thënë Murati në konferencë për media, raporton Shqip.

“Për çështje tjera pastaj janë çështje diskutimesh dhe duhet të shihet pra se si veprohet tutje në mënyrë që të kemi një rezultat të kënaqshëm dhe të arrijmë pra synimet tona që i kemi sa i përket shtrirjes dhe mbizotërimit të sovranitetit, demokracisë, ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit”.

Murati tha që sanksionet është mirë të drejtohen kah Serbia e cila vazhdimisht i ka shkelur marrëveshjet me Kosovën.

“Çka konsideroj që është e rëndësishme nëse vetëm do të diskutohej për sanksionet, do të diskutohej pra se çfarë sanksione do të duhej t’i vendoseshin shtetit të Serbisë për shkak se në vazhdimësi ka shkelur marrëveshjet për të cilat jemi dakorduar si dy palë. Pra, duke filluar nga kjo e fundit, marrëveshja e dakorduar në Ohër të cilët pala serbe refuzoi ta nënshkruante, dhe shkeljet flagrante që ka bërë në vazhdimësi duke fillu nga votimi kundër dhe lobimi për të votuar kundër te shtetet tjera për ecjen përpara në proces të anëtarësimit në Këshillin e Evropës”.

“Pra konsideroj që çfarë do të duhej ose cilat sanksione do të duhej t’i vendoseshin shteti serb”.

“Ne si qeveri e republikës jemi të përkushtuar të punojmë në mbajtjen dhe mbizotërimin e vlerave demokratike dhe kushtetueshmërisë në gjithë territorin e vendit”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like