“Mund të na bashkohen nëse heqin dorë nga ai projekt idiot”/ Lufta në distancë, Juvja i përgjigjet Al Khelaifit: S’na intereson

by admin
Spread the love

Një luftë në distancë ka nisur prej kohësh mes Al Khelaifit dhe Juventusit dhe kjo për shkak të projektit të Super Ligës Europiane.

Së fundmi, presidenti i PSG-së dhe numri 1 i Shoqatës së Klubeve Europiane (ECA) i ka ftuar dhe njëherë bardhezinjtë të bëhen pjesë.

“Nëse ata ndalojnë të bëjnë atë që unë e konsideroj një projekt idiot, do të jenë gjithmonë të mirëpritur”, ishte mesazhi i Al Khelaifit duke iu referuar Super Ligës, e cila mbahet “gjallë” pikërisht nga Juventusi, Reali dhe Barcelona.

Gjithsesi reagimi i “Zonjës së Vjetër” erdhi menjëherë, e cila duket se nuk ka hequr ende dorë nga ajo që quhet revolucioni i futbollit europian.

“Juventusi nuk është duke e vlerësuar mundësinë për t’u rikthyer te Shoqata e Klubeve Europiane për momentin”, shkruan klubi bardhezi në komunikatën e vetë zyrtare.

PANORAMASPORT.AL

You may also like