Muçi vlen mbi 20 milionë euro, Presidenti i Besiktas rezufon ofertën e “gjigantëve” të Evropës

by admin
Spread the love

Padyshim që pritet diçka më e madhe dhe për këtë aryse, “Shqiponjat e Zeza”, të Besiktas kanë vendosur të mos bëjnë asnjë lëvizje për Ernest Muçin të paktën derisa të përfundojë Kampionati Europian, me Presidentin e klubit, Hasan Arat, i cili ka pohuar se ka marrë oferta për lojtarin ofensiv shqiptar dhe se i ka hedhur poshtë.

Arat thekson se një klub nga Anglia ka ofruar 20 milionë euro për kartonin e Muçit, por gjithsesi vendimi ka qenë negativ. Sipas të gjitha gjasave e insteresuar ka qenë Aston Vila, e cila e pëlqente edhe më parë shqiptarin, që i shënoi dy gola në Conference League, para se t’i bashkohej “gjignatëve” të Turqisë, në merkaton e dimrit, për 10 milionë euro. .

Natyrisht, drejtuesit kryeqytetas nuk duan që të mbeten kaq shpejt pa shërbimet e tij, pavarësisht ofertave, me ish-“yllin” e “Bardhebluve” të Tiranës, që po luan mirë dhe ka qenë vazhdimisht titullar, edhe pse skuadra e tij nuk ka shkëlqyer siç duhet këtë sezon.

Megjithatë, duhet të shihet sesi do të vazhdojë karriera e tij në Turqi dhe sesa do të aktivizohet 23-vjeçari në Evropian, dhe vetëm pas kësaj bordi i Besiktas mund të ndajë mendjen për ta mbajtur apo për ta shitur kartonin e tij. /i.m /abcnews.al

You may also like