Muaji i së vërtetës për Milanin – Shqip

by admin
Spread the love

Kuqezinjtë do të luajnë shtatë sfida vendimtare në Serie A dhe Ligën e Kampionëve

Për Milanin periudha 27 Shtator-29 Tetor do të jetë vendimtare për të tregur ambiciet sezonale.

Kuqezinjtë do të luajnë shtatë ndeshje, në Serie A dhe Ligën e Kampioneve.

“Djalli” e nis në mbrëmjen e së Mërkurës kundër Katarit në transfertë. Më pas do të ndeshet me Lacion, Borusia Dortmund dhe Xhenoan në stadiumin “Marasi”.

Tri përballjet në vazhdim do të jenë me të vërtetë të vështira për skuadrën e drejtuar nga Pioli.

Në fillim është Juventusi, pastaj PSG dhe në fund përballja me Napolin, që do të mbyllë një muaj me të vërtetë emocionues.

Më të lehtat për Milanin duken sfidat kundër Kaljarit dhe Xhenoas, por ato do të zhvillohen në transfertë.

Ndërsa pesë takimet e tjera kanë një koeficient vështirësie të lartë.

Si fillim kuqezinjtë duhet që të fitojnë përballjen e radhës. Kundër Kaljarit të Ranierit, Pioli nuk do të ketë të gatshëm mesfushorin Rade Kruniç i cili do të qëndrojë jashtë për disa javë i dëmtuar.

Klan News

You may also like