M’u hiq qafe, ik bëj gati valixhet

by admin
Spread the love

Një debat shumë i fortë ndodhi gjatë ditës së sotme mes Luiz Ejllit dhe Armaldo Kllogjerit në shtëpinë e Big Brother VIP. Gjithçka nisi pas një pyetje të Maestros ndaj Kiarës. Ai e pyeti moderatoren për një këngë në sfond (që qëlloi të ishte bashkëpunimi i Butrint Imerit me Don Xhonin), ndërsa e pyeti se me kë ka qenë e lidhur.

Kjo nuk i ka pëlqyer aspak Luizit, i cili i tha Maestros që ai e respekton Aidën, bashkëshorten e tij, ndërsa i sugjeroi të bëjë gati valixhet sepse do të dalë sonte nga shtëpia.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Ik bëj gati valixhet na u hiq sysh se qenke kokrra e legenit

Armaldo: Shiko si bën

Luizi: Ik, vazhdo

Armaldo: Mos më bie në qafë kot

Luizi: Vazhdo. Ka pasqyra shtëpia

Armaldo: Po, patjetër

Luizi: Vazhdo bëj valixhet, na u heq qafe

Armaldo: Do rri në shtëpi unë, nuk iki, e di ti

Luizi: Më keq për ty po qëndrove, e di ça të pret po qëndrove

Armaldo: Le të jetë më keq, e di ça më pret

Luizi: Për të mirën tënde ishalla ik

Armaldo: Nuk është ashtu siç mendon ti. Po më bën presion ti?

Luizi: Merre si të duash

Armaldo: Po ik ti, pse të iki unë?

Luizi: Kur të dal në nominim

Armaldo: Nuk më bën dot ti presion

Luizi: Për të mirën tënde të them ik

Armaldo: Për të mirën time ik ti

Luizi: Po, kur të dal në nominim

You may also like