MSHIA me ministër të ri, Admirim Aliti i’a dorëzon postin Azir Aliut – Shqip

by admin
Spread the love

Sot në zyrat e Ministrisë së Shoqërisë Informative dhe Administratës (MSHIA) është mbajtur ceremonia e dorëzimit të detyrës në mes të ministrit paraprak, Admirim Aliti dhe ministrit të sapoemëruar, Azir Aliu.

“Në një atmosferë të përzemërt, ata i uruan njëri-tjetrit shumë suksese dhe dëshiruan përballje efikase me sfidat që pritet të ballafaqohet ky departament. Ministri i ri, Azir Aliu, theksoi: “Paraardhësit e mi filluan disa procese vërtetë të rëndësishme dhe projekte në fushat siç janë digjitalizimi, siguria kibernetike dhe zhvillimi i teknologjive të informatikës dhe komunikimit, të cilat së bashku me projektet e reja që po përgatisim me ekipin tim, presim të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin dhe transformimin pozitiv te i gjithë ekosistemi në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Besoj fuqishëm se me shumë punë, këmbëngulje dhe përgjegjësi mund të arrijmë rezultate me të cilat do të krenohen të gjithë bashkëqytetarët tanë”, thonë nga MSHIA.

You may also like