“Mrekullia” e Kampl i jep fitoren Leipzigut, katapultohet i treti

by admin
Spread the love

Leipzigu fiton përballjen e drejtpërdrejtë ndaj Frieburgut për zonën Champions në Bundesligë në një sfidë mjaft të luftuar, që u vendos nga një gol paksa rokambolesk në pjesën e dytë.

Në minutën e 73-të të takimit, slloveni Kevin Kampl, që kishte rreth 20 minuta në fushë, ndërmori një aksion vetjak, duke shmangur disa lojtarë kundërshtarë, sigurisht dhe me pak fat, për të shënuar një gol me shumë vlerë, që i dha tri pikë ekipit të tij.

“Demat” me këtë fitore ngjiten në vendin e tretë, duke parakaluar dy skuadra: Frieburgun dhe Union Berlinin.

Rezultatet:

Augsburg – Union Berlin     1-0

Monchengladbach – Bochum 2-0

Freiburg – RB Leipzig   0-1

Hertha Berlin – Stuttgart    2-1

Hoffenheim – Eintracht Frankfurt     3-1


Top Channel

You may also like