MPJ: Deri më tani nuk ka asnjë kërkesë për ndihmë nga qytetarët e Maqedonisë pas shpërthimit në Stamboll

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë njoftoi se deri më tani asnjë shtetas i Maqedonisë nuk ka kërkuar ndihmë në përfaqësitë diplomatike, pas shpërthimit të tmerrshëm të sotëm në Stamboll. Ata kanë postuar numrat e linjës telefonike për mbështetje.
“MPJ po e ndjek me shqetësim situatën pas shpërthimit të fundit tragjik dhe në shërbim emergjent janë vënë Konsullata e Përgjithshme në Stamboll, si dhe Ambasada në Ankara. Në rast nevoje për ndihmë për qytetarët tanë, ata mund të na kontaktojnë në numrat e telefonit të shërbimit”, thuhet në njoftimin e shkurtër të ministrisë për mediat.


You may also like