MPB do të propozojë që të mos paguhet as taksa administrative për zëvendësimin e patentë shoferëve dhe lejeve të qarkullimit

by admin
Spread the love

MPB informoi se gjatë zëvendësimit të patentë shoferëve dhe lejeve të qarkullimit të cilat janë ende të vlefshme, ndërsa janë me emrin Republika e Maqedonisë, deri në fund të vitit nuk do t’u paguhet çmimi për formularët, por, për momentin, për shkak të faktit që ende nuk janë bërë ndryshime në Ligjin për taksa administrative, qytetarëve u paguhen taksat mbi këtë bazë. Nga MPB-ja paralajmërojnë ndryshim edhe të këtij ligji në mënyrë që qytetarët të mos e paguajnë as taksën administrative.

“Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se sipas Vendimit për çmimet e formularëve të lëshuar nga MPB, patentë shoferët dhe lejet e qarkullimit me emrin “Republika e Maqedonisë” të cilat janë ende në fuqi, zëvendësohen me Procedurë të rregullt me ​​të reja me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut” dhe qytetarëve nuk u ngarkohet çmimi i paraparë për ato formularë deri më 31 dhjetor 2024, thuhet në kumtesën e sotme nga MPB-ja.

Por, sqarojnë nga MPB-ja, se për të njëjtat dokumente është paraparë një taksë administrative e cila paguhet, sipas Ligjit për Taksat Administrative, i cili ende nuk ka pësuar ndryshime në atë pjesë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se do të propozojnë ndryshimin e këtij ligji, e gjitha me qëllim që të mos paguhet as taksa administrative.

MARKETING



You may also like