Moutinho kthehet në Portugali pas 10 vitesh, mesfushori firmos me Bragën

by admin
Spread the love

Merkatoja e futbollistëve është futur në javën e fundit dhe Romelu Lukaku e ka me nxitim tashmë të gjejë një skuadër të re, pasi priti për më shumë se një muaj Juventusin, që gjithsesi nuk ia doli të shesë serbin Vlahovic.

Joao Moutinho rikthehet në Portugali pas 10 vitesh dhe këtë lajm e ka bërë publik Braga, klubi i ri i mesfushorit portugez.

Mesfushori që u largua nga Porto në vitin 2013 për t’u transferuar në Monaco të Francës, sot, pas pesë sezonesh te Monaco dhe po aq te Wolverhampton, firmosi me Bragën.

36-vjeçari ka firmosur me Bragën deri në verën e ardhshme, ndërsa aty do mbajë veshur fanellën me numrin 28.

Pas përfundimit të kontratës me anglezët, Moutinho dukej një hap larg Porto, por në fund Braga fitoi./ Super Sport


Top Channel

You may also like