Motrën ma vrau burri i saj – Shqip

by admin
Spread the love

Vëllai i të ndjerës, Bedrie Lokes, ka akuzuar drejtpërdrejtë bashkëshortin e saj, Xhemal Loken për vdekjen e së motrës. Në një prononcim për mediat, vëllai i 41-vjeçares ka deklaruar se e motra e martuar prej 23 vitesh nuk ka parë asnjë ditë të bardhë me bashkëshortin e saj.

Mes dhimbjes së fortë dhe lotëve që mezi i mban, ai i ka bërë thirrje shtetit shqiptar të zbardhë çështjen, teksa ka hedhur poshtë dyshimet se 41-vjeçarja i ka dhënë fund jetës si pasojë e bullizimit në TikTok.

“Bedrie Bushi është motra ime, do t’i lutem mediave shqiptare, kanaleve televizive të mos ja nxini fytyrën se e mbyti TikTok-u se atë nuk e vriste njeriu, jo ta vriste TikTok-u. Motrën ma vrau burri i saj. Do t’i lutem shtetit shqiptar që të zbardhë çështjen. Motra ime 23 vjet martesë, 23 vjet të bardha nuk i ka parë në këtë derë. Burri i vet e mori dhe derisa e çoi tek vorri, vetëm nëpër burgje”, është shprehur vëllai i Bedrie Lokes, Avdi Bushi.

Sjellim në vëmendje se pista ku ishin përqëndruar hetimet fillimisht kishte të bënte me dyshimet se 41-vjeçarja i kishte dhënë fund jetës si pasojë e bullizimeve ndaj saj në rrjetin social “Tik Tok”.

Mirëpo, hetimet ndaj vdekjes së Bedrie Lokes kanë marrë një tjetër rrjedhë pasi ditën e sotme uniformat blu kanë arrestuar bashkëshortin e saj, Xhemal Loken.

Policia ka njoftuar se nga hetimet e thelluara ka rezultuar se 45-vjeçari ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij, si dhe e kishte kërcënuar për ta vrarë me thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve./tvklan.al

You may also like