Motra e Rexhailit: Vëllaun e morën me thesë në kokë, na e sollën me qefin

by admin
Spread the love

Pas vdekjes së Rexhail Qerimit ka reaguar motra e tij ashpër duke kritikuar gjitha organet e drejtësisë të cilat sipas saj kanë kryer edhe dhunë ndaj Rexhailit, shkruan InfoShqip.

“Na e morën, na e rrahën, e maltretuan, e bënë gjysëm njeri. Na djegën për së gjalli. Ne do dalim në protesta për ato që kanë ngelur dhe janë të pafajshëm. Për vëllain tonë që kanë bë ata diçka, ne askujt nuk i’a hapim derën, sidomos partive.

Vëllai ynë ka luftuar për këtë vend, që të jetë mirë, me i pa të gjithë, jo për vete. Vdiq e shkoj, duke na e mbajtur dertin tonë, se çka ju bëra unë pa asnjë faj, pse mem mbyll, pse mem maltretu.

E kanë rrahur e kanë bërë gjys njeri. E morën me duar të lidhura, me kokën në thes, na e prunë me arkivol…E ka lanë gruan, as ndihmë sociale nuk ka marrë, kush ka mund t’i ndihmoj familja dhe shoqëria.”, tha motra e Rexhailit. /Tv Shenja

You may also like