MOSKË – Trupat ruse pretendojnë sulme të suksesshme në vijën e frontit në Ukrainë

by admin
Spread the love

MOSKË, 27 dhjetor /ATSH-DPA/- Ushtria ruse njoftoi sot se gjatë luftimeve të artilerisë në pozicionet e vijës së frontit që shtrihen nga Khersoni në jug deri në Kharkiv në veri-lindje të Ukrainës, ishin shkaktuar humbje të konsiderueshme të ushtarëve ukrainas.

“Rreth 60 ushtarë ukrainas u “shkatërruan” në luftimet rreth Donetskut në Ukrainën lindore”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes, në Moskë.

“Në rajonin fqinj të Luhanskut, rreth 30 ushtarë ukrainas u vranë në një sulm artilerie”, tha ministria.

Kievi nuk ka komentuar dhe raportet e fushëbetejës nga të dyja palët nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Më herët, shërbimi i sigurisë së brendshme të Rusisë (FSB) tha se, katër diversantë ukrainas ishin vranë në kufirin ruso-ukrainas në rajonin e Bryanskut.

Thuhet se ata mbanin pajisje shpërthyese të prodhuara në shtëpi, armë dhe municione të huaja, si dhe pajisje komunikimi dhe navigimi, për të kryer sulme terroriste në territorin rus.

Media ukrainase raportoi se ushtarët po kryenin detyra ushtarake si pjesë e luftës kundër pushtimit rus.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like