MOSKË – Rusia lëshon raketa hipersonike në Ukrainën perëndimore

by admin
Spread the love

KIEV, 14 dhjetor /ATSH-DPA/ – Forcat Ajrore Ruse lëshuan sot raketa hipersonike Kinzhal në Ukrainën perëndimore, sipas Kievit.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se raketat e vështira për t’u përgjuar u gjuajtën në dy valë nga avionët luftarakë Mig-31 nga hapësira ajrore ruse.

Mediet ukrainase raportuan shpërthime pranë aeroportit ushtarak Starokostiantyniv në rajon.

Aeroporti, rreth 240 kilometra në jug-perëndim të Kievit, ka qenë prej kohësh objektiv i sulmeve ruse duke përdorur dronë dhe raketa.

Mbrojtja ajrore u aktivizua gjithashtu për pak kohë në Kiev. Fillimisht nuk kishte informacione për viktima apo dëme.

Një alarm ajror u shkaktua në të gjithë Ukrainën katër herë brenda një kohe të shkurtër gjatë ditës së sotme për shkak të fluturimeve të avionëve luftarakë rusë.

Ushtria ukrainase, e cila është pajisur me sisteme perëndimore të mbrojtjes ajrore, ka pretenduar në të kaluarën se ka kapur me sukses raketat Kinzhal.

Ukraina ka përballuar pushtimin rus për më shumë se 21 muaj me mbështetjen masive perëndimore.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like