MOSKE – Rusia ka humbur 76 avionë civilë për shkak të sanksioneve perëndimore

by admin
Spread the love

MOSKE, 25 nentor /ATSH-AA/ – Ministri rus i Transportit, Vitaly Savelyev deklsoi se Rusia ka humbur 76 avionë civilë në vitin 2022 për shkak të sanksioneve perëndimore.

“Ne u befasuam nga vendimi për të marrë avionët. Ne humbëm gjithsej 76 avionë pasagjerësh”, tha Savelyev në hapjen e ekspozitës “Rusia në lëvizje” në Moskë.

Sanksionet ndaj industrisë ruse të aviacionit u vendosën pas fillimit të “operacionit special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Konkretisht, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë ndaluar dërgimin e avionëve dhe komponentëve në Federatën Ruse, si dhe u kërkojnë kompanive të kthejnë avionët tashmë të marrë me qira, të cilat sipas Bloomberg përbënin deri në 40 për qind të flotës ruse.

Si rezultat, avionët e linjave ajrore ruse u ndaluan në një numër vendesh të botës.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like