Molliqaj paralajmëron protesta: Kurti po krijon entitetin territorial të serbëve të dirigjuar nga Beogradi

by admin
Spread the love

Kryetari i Partisë
Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mos
transparencë në procesin e dialogut me Serbinë. Ai ka thënë se me finalizimin e
këtyre marrëveshjeve, do të krijohet entiteti territorial e politik i serbëve
të dirigjuar nga Beogradi, raporton Ekonomia Online.

Molliqaj, vlerëson
se përmes marrëveshjes me letërnjoftime, Albin Kurti po institucionalizon
statusin e veçantë të komunave veriore të Kosovës.

Në një intervistë
për Ekonomia Online, numri një i PSD-së, thotë se këto marrëveshje nuk janë
reciprocitet, e që sipas tij, kryeministri Kurti ka zgjedhur rrugën e gabuar.

“Nuk mund ta
pranosh kornizën e dialogut e mos ta pranosh rezultatin e dialogut, kështu që
Kurti ka hyrë në një proces i cili do të rezultojë me krijimin e entitetit
territorial e politik të serbëve të Kosovës të dirigjuar nga Beogradi, e të
cilën ai mund të tentojë ta paketojë si ndryshim e si reciprocitet por asnjëra
prej tyre nuk është, kështu që kemi hyrë në një proces të dialogut e cila rruga
është e gabuar, e që sigurisht rezultati do jetë edhe më i gabuar”.

E sa i përket
marrëveshjes për letërnjoftime, Molliqaj e quan si kompromis të fshehur e ku
sipas tij nuk do të ketë njohje nga Serbia.

“Këta mund ta
quajnë si një marrëveshje por ajo marrëveshje dy çështjet kryesore nuk i ka.
Njohja e Serbisë ndaj Kosovës nuk do të jetë, ulëse në OKB nuk do të ketë,
kështu që çfarëdo marrëveshje që nuk është njohje por që nuk garanton edhe paqe
të përhershme ndërmjet dy shteteve, ajo nuk është marrëveshje e përhershme”,
tha Molliqaj për EO.

Sipas Molliqaj,
asociacioni i komunave me shumicë serbe (AKS) ka gjetur formulën depërtuese.

Ai thotë se ky
proces nuk do të sjellë njohje reciproke ndërmjet dyja vendeve.

“Me këtë mendësi që
Kurti ka për shtetin dhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,
atëherë nuk është në horizont ajo, pra nuk ka lidhje me marrëveshje
përfundimtare, ky proces ka lidhje me kompromise të reja ndaj Serbisë të cilat
mund ta normalizojnë mosnjohjen mes dy vende e që të funksionojnë si mosnjohëse
por jo si dy shtete që janë të pavarura dhe që e njohin njëra-tjetrën”.

Kryetari i PSD-së
foli edhe  për marrëveshjen për energjinë,
e  që sipas tij veriun e trajton ndryshe.
Ai thotë se veprimet e qeverisë karshi kësaj krize kanë qenë të vonuara dhe të
gabuara.

“Besoj se problemi
i krizës së energjisë, ndonëse është global reagimet lokale kanë qenë
krejtësisht të gabuara dhe të vonuara ndonjëherë, por më shumë të padrejta. Mos
harroni se vitin e kaluar Qeveria Kurti ka vendosur me i mbështet bizneset e
mëdha, bankat dhe mos me i mbështet konsumatorët tjerë. Pra edhe ato para që i
kanë ndarë në shumicë absolute shkojnë atje sepse atyre nuk iu rritet çmimi i
energjisë elektrike. Neve na rritet dhe kemi një mbështetje deri në 800 KW, por
përndryshe neve na rritet 100 për qind. Tash paralajmërimet janë për rritje të
reja. Ka pasur një vit kohë për të bërë plane që të reagojë ndaj krizës,
asnjërën nuk e ka bërë”.

Ai ka paralajmëruar
edhe protesta për veprimet e fundit të Qeverisë. Thotë se Kurti vepron vetëm
atëherë kur ka presion publik.

“Besoj se nuk ka rrugë tjetër përveç angazhimit dhe protestave qytetare, për shkak se Kurti nuk ka komunikim me shtresat shoqërore. Ju e keni parë që nuk flet me grevistët, pra është i pakomunikueshëm me ata të cilët kanë shqetësime ose me ata që i prek vendimet e tyre. Kurti po e njeh vetëm një gjuhë, e ajo është gjuha e presionit publik. E keni parë që për një çështje është rritur presioni publik, Kurti është tërhequr mbrapa. Vendimi i fundit ishte vendimi i ministrit Murati kishte ofenduar luftën çlirimtare, pra kur u ngrit në majën e saj iritimi e detyroi që të kërkojë falje”, u shpreh Molliqaj për EO.

You may also like