Modelja shtatzënë qëllohet me armë, lind beben para se të ndërrojë jetë nga plagët në SHBA (fotot)

by admin
Spread the love

Një modele shtatzënë 22-vjeçare është qëlluar me armë nga dy sulmues teksa rrinte në makinën e saj javës që shkoi në Washington.

E reja humbi jetën nga plagët por arriti të lindte beben e saj në spital para se të ndërronte jetë, njoftonin autoritetet.

Samya Gill, e cila ishte tetë muaj shtatzënë, dhe babai fëmijës së saj të palindur, ishin duke qëndruar në makinën e tyre të ndaluar në një parking, kur u qëlluan nga dy sulmues që dolën nga një automjet tjetër, tha policia.

Burri, megjithëse u godit nga plumbat arriti të niste makinën e të largohej nga kryqëzimi drejt spitalit rajonal, raportonte rrjeti vendas WJLA.

Gill, nga Maryland, u dërgua në spitalin e zonës ku arrit të lindje beben e saj me operacion cezarian para se të humbte jetën nga plagët.

Bebja raportohet se ende nuk është jashtë rrezikut për jetën.

“Burri ka pësuar vetëm plagë të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën ,” tha policia për viktimën e dytë.

Policia publikonte ndërkohë pamje të të dyshuarve teksa vraponin drejt viktimave në makinë.

Zyrtarët thanë se sulmi ishte i shënjestruar ndaj viktimave, por ende nuk dihet motivi i tij.

“Ishte një sulm i rëndë që ndodhi në mes të ditës”, tha kreu i policisë Patrol Andre Wright.

Nëna e viktimës, tha se Gill ishte një nga shtatë fëmijët e saj. Ajo tha se e bija kishte një dyqan veshjesh online dhe i kushtonte të gjithë kohën përgatitjeve për beben.

“Ajo ishte e mrekullueshme, e takova mbrëmë dhe ishte shumë e lumtur,” tha nëna e viktimës për rrjetin vendas WJLA. “Shpresoj që ata të zënë ata që i bënë këtë bijës time.”

Nëna tha se nëse bebja mbijeton, do të jetë ajo që do ta rrisë, ndërsa një faqe donacionesh ishte ngritur për beben dhe funeralin e viktimës.

Vrasja e Gill është e katërta kësaj jave në Uashington, sipas mediave.

Një shpërblim prej $25,000 është ofruar për informacione që çojnë në arrestimin e të dyshuarve të sulmit të së enjtes.