MINSK – Lukashenko: Bjellorusia dëshiron paqe, por po përgatitet për luftë

by admin
Spread the love

MINSK, 2 prill /ATSH-DPA/- Udhëheqësi i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, theksoi synimet paqësore të vendit të tij gjatë një vizite sot në Grodno në kufirin me Poloninë dhe Lituaninë.

“Ne nuk kemi pse kërcënojmë askënd. Ne nuk duam asnjë territor të huaj. Mos i besoni askujt që thotë se ne duam të luftojmë”, tha Lukashenko.

“Ne po përgatitemi për luftë dhe këtë e them hapur”, shtoi ai.

Lukashenko tha se Bjellorusia po pajis ushtrinë e saj në rast të ndonjë sulmi të mundshëm, duke akuzuar anëtarët e NATO-s Poloninë dhe Lituaninë se po përgatiten për luftë duke ndërtuar fortifikime dhe duke blerë armë sulmuese.

Një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, Lukashenko lejoi që Bjellorusia të përdoret për dislokimin e forcave ruse për pushtimin e Ukrainës, nisur në vitin 2022.

“Në Gomel, në skajin e kundërt të Bjellorusisë në kufirin me Rusinë dhe Ukrainën, Garda e Brendshme e Bjellorusisë filloi një stërvitje treditore për të testuar gatishmërinë e oficerëve të saj”, sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Minsk. //a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like