Ministri Krasniqi: Qeveria do të ketë qasje të njëjtë ndaj kryetarëve të ri, është obligim kushtetues e ligjor

by admin
Spread the love

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi në një
intervistë për Ekonomia Online ka thënë se qasja e njëjtë e Qeverisë ndaj
kryetarëve të ri është obligim kushtetues dhe ligjor.

Madje ai thotë se Qeveri kanë pasur shumë ndryshime në planifikimin
buxhetor, duke theksuar se do t’i japin prioritet projekteve që kanë të bëjnë me
përmisimin e kushteve të qytetarëve duke përfshirë edhe grupet e ndryshme
etnike.

“Është shumë me rëndësi se si qeveri kemi pasur shumë ndryshime në
planifikimin buxhetor edhe mbështetjen për nivelin lokal. Do t’i japim
prioritet edhe projekteve që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me përmisimin e jetës
të kushteve të qytetarëve duke përfshirë edhe grupet e ndryshme etnike”.

“Projekti i vitit të ardhshëm parasheh mbështetjen e komunave në mënyrë të veçantë
projektet infrastrukturore dhe ato që kanë të bëjnë me ofrimin e ujit të pijes
për qytetarët në komuna të Kosovës. Nuk mund të flas për ndaljen e projekteve të
komunave. Ky buxheti i vitit që është në proces ka paraparë të jetë gjithëpërfshirës
dhe t’i prioritizojë edhe prioritet e Qeverisë tonë”.

Tutje, ai tha se granti i performancës sa ishte 3.4 milionë vitin tjetër do
të jetë 8.5 milionë në shërbim të projekteve që do të përfitojnë komunat.

Megjithatë, ai tha se mbi 12 milionë euro dedikohen nga Ministria për
nivelin lokal.

“Në anën tjetër qasja e qeverisë ndaj kryetarëve të rizgjedhur është qasje
që e kemi për obligim kushtetues dhe ligjor. Ne jemi në fazën e përfundimit të
një hulumtimi në teren me komuna me biznese dhe qytetarë për rimëkëmbjen
ekonomike në nivel lokal. Kemi arritur që dy programe në kuadër të ministrisë t’i
formësojmë, t’i japim vlerë monetare”.

“Granti i performancës sa ishte 3.4 milionë vitin tjetër do të jetë 8.5
milionë në shërbim të projekteve që do të përfitojnë komunat dhe në partneritet
me Ministrinë e Ambientit dhe Infrastrukturës kemi arritur të krijojmë një program
që ka për fokus financimin e projekteve dhe programeve të cilat iniciohen
drejtpërdrejtë nga qytetarët në komunën e tyre”.

“Është projekt tjetër në vlerë prej 4 milionë, dhe janë mbi 12 milionë euro që dedikohen nga Ministria e Pushtetit Lokal për nivelin lokal. Viti 2022 do ta gjejë Ministrinë të përgatitur, me një energji të re për t’i quar përpara planin operacional dhe objektivat tona si ministri”, tha Krasniqi.

You may also like