Milevski: Qëllimi dhe synimi ynë është vendi i parë në grup

by admin
Spread the love

Kombëtarja e Maqedonisë në futboll, pas hedhjes së shortit në Paris ka zbuluar kundërshtarët në fazën e grupeve në divizionin C të Ligës së Kombeve.

Shorti vendosi që kombëtarja e Maqedonisë të jetë pjesë e grupit C4 së bashku me Armeninë, Ishujt Faroe dhe Letoninë.

Trajneri i Maqedonisë, Blagoja Milevski, potencoi se është një short i favorshëm në krahasim me eliminatoret e mëparshme.

“Nëse në ciklet e mëparshme ishim në grupe që donim shumë t’i shmangnim, këtë herë nuk është kështu. Nuk ka të preferuar në futbollin e sotëm. Uroj vetëm që futbollistët të jenë të shëndetshëm.

Kemi duele të kaluara me të gjitha kombëtaret në grup, duket qartë se me këta kundërshtarë kemi edhe eksperienca pozitive edhe të këqija. Duhet të jemi plotësisht të fokusuar. Le të kemi qasjen e duhur ndaj çdo kundërshtari.

Armeninë e mundëm në ndeshjen e fundit jashtë fushe me 0-5, por të mos harrojmë se edhe atje humbëm me 4-0. Ishujt Faroe dhe Letonia hyjnë me llogaritjet dhe pritshmëritë e tyre.

Secili kundërshtar sjell një qasje të ndryshme, por ne nuk ikim nga përgjegjësia dhe synimi për ne është vendi i parë në grup”. ka thënë Milevski.

Raundi hapës do të luhet në fillim të shtatorit, ndërsa raundi final në nëntor. Ndeshjet çerekfinale janë planifikuar nga 20 deri më 25 mars, ndërsa turneu final nga 4 deri më 8 qershor 2025.

You may also like