Milani synon të blindojë Leaon, gati oferta e re për portugezin

by admin
Spread the love

“Rinovimi i Leaos? Duam ta bëjmë para Botërorit”, tha Paolo Maldini para sfidës kundër Chelsea në Champions. Milani ka nisur lëvizjet për të arritur në kohë objektivat e vendosura.

Në fillim të javës tjetër, të martën ose të mërkurën, drejtuesit e klubit kuqezi do të takojnë avokatin që përfaqëson sulmuesin portugez, duke i bërë një ofertë të re.

Sipas “Gazzetta dello Sport”: Milani ofron një kontratë 5-vjeçare me 5 milionë euro në sezon (4.5 ishte propozimi i mëparshëm, ndërsa lojtari pretendon 7 milionë) dhe ndihmë në pagesën e gjysmës së borxhit që Leao i detyrohet Sportingut të Lisbonës.

I shqetësuar nga interesimi i Chelsea dhe PSG për portugezin, Milani kërkon të mbyllë sa më shpejt rinovimin e kontratës që të mos humbasë një nga “xhevahirët” e skuadrës. / Oversport.tv

You may also like