Milan-Bologna, Pioli nuk ndryshon formacion nga ndeshjet e fundit

by admin
Spread the love

Stefano Pioli u jep vazhdimësi zgjedhjeve të tij të bëra ndaj Romës dhe Udineses dhe konfirmon të njëjtin formacion edhe ndaj Bolonjës.

Për ndeshjen e “San Siros”, kuqezinjtë dalin në fushë me Maignan në portë, mbrojtja me katër lojtarë e përbërë nga Calabria, Kjaer, Gabbia dhe Theo. Reijnders dhe Adli përpara mbrojtjes.

Në sulm rreshtohen Leao, Loftus-Cheek dhe Pulisic pas Giroud.

Formacionet:

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kjaer, Gabbia, Theo Hernandez; Reijnders, Adli; Pulisic, Loftus-Cheek, Leao; Giroud.

Në dispozicion: Mirante, Sportiello, Simiç, Pellegrino, Jimenez, Terracciano, Florenzi, Musah, Zeroli, Chaka Traoré, Okafor, Jovic.

Trajner: Pioli.

BOLOGNA (4-2-3-1): Skorupski; De Silvestri, Beukema, Calafiori, Kristiansen; Aebischer, Freuler; Urbanski, Ferguson, Fabbian; Zirkzee.

Në dispozicion: Bagnolini, Ravaglia, Ilic, Moro, Orsolini, Karlsson, Corazza, Lykogiannis, Lucumì, Saelemaekers./ Super Sport


Top Channel

You may also like