Mijëra evakuime teksa zjarri i përbindshëm godet fabrikën e plastikës në SHBA (fotot)

by admin
Spread the love

Mijëra njerëz janë evakuar sot nga shtëpitë e tyre teksa një tjetër tragjedi industriale godet SHBA, me tym toksik që dilte masivisht nga një fabrikë riciklimi plastike në Indiana.

Zyrtarët thanë se zjarri është nën kontroll, por shtëllunga gjigante tymi helmues vijonin të dilnin nga impjanti edhe 24 orë pas shpërthimit fillestar të zjarrit.

Katastrofa në qytezën e Richmond është dështimi i radhës në impjantet prodhuese në SHBA, pas një serie zjarresh të pashpjeguara, shpërthimesh e dalje nga binarët të trenave industrialë.

Zyrtarët thonin se nuk kishin gjetur ende gjurmë elementësh toksikë në vendngjarje dhe sugjeronin se zjarri mund të jetë duke i ngritur ato në ajër.

Më herët kreu i zjarrfikësve Steve Jones përshkruante tymin për gazetarët si “shumë toksik” ndërsa gazetarët raportonin se ishte i ngjashëm me “gazin lotsjellës.”

Rezidentët janë paralajmëruar të mos lëvizin objektet e kontaminuara në shtëpitë apo kopshtet e tyre prej toksinëve e materialeve helmuese.

Urdhri i evakuimit mbetej në fuqi edhe sot, teksa zyrtarët e emergjencave thane për rrjetin AFP se rreth 2,000 njerez ishin prekur nga katastrofa.

Një zjarrfikës ishte plagosur por nuk kishte lëndime të tjera, tha kryebashkiaku vendas Dave Snoë në një konferencë shtypi.

Zyrtarët i vinin fajin për zjarrin procedurave të pasigurta të vetë impjantit dhe drejtuesve te tij.


Top Channel

You may also like