Mijallkov shpëton nga lënda e përgjimeve, vjetërsohet lënda “Target”

by admin
Spread the love

Askush nuk do të përgjigjet për përgjimet në Maqedoninë e Veriut. Pas ndryshimeve që kanë ndodhur në Kodin Penal, sot ka qenë seanca e fundit për lëndën Target, dhe më pas, të gjithë të akuzuarit, përfshirë ish drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov do të jenë të lirë.
Pas analizës së prokurorisë, prokurorja sot propozoi që të zbatohet ligji më i butë, gjegjësisht, ndryshimet në Kodin penal zbatohen në pjesën e përgjimit.
Si pasojë, lënda Target vjetërsohet, ndërsa pjesa për Fortesën për shkatërrimin e materialeve vazhdon dhe për këtë do të gjykohen ende, ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, Toni Jakimovski dhe ish punonjësit në DSK- Grujevski dhe Boshkovski si dhe të akuzuarës së fundit Valentina Simonovska.

MARKETING



You may also like